044533400
info@paa.com.al

Takim me strukturat elektorale të qarkut të Durrësit

Kryetari i PAA z. Duka theksoi se: Zgjedhjet e 2021 do të përcaktojnë fatin e Shqipërisë, drejt demokracisë perëndimore apo drejt një autokracie.

PAA është dera mikpritëse për të gjithë. Ne do të mbështesim banorët e zonave rurale dhe urbane duke i dhënë zgjidhje të gjithë problemeve të tyre.

Ne duhet të punojmë fort çdo ditë të javës për të arritur të përfaqësohemi politikisht në parlament.

Kjo duhet të jetë dekada në të cilën do t’i japim fund tranzicionit dhe të implementojmë një model të zhvillimit të qëndrueshëm, ekonomik dhe politik.

PAA mirëpret çdo votues për ndryshimin e madh për një Shqipëri Europiane!