044533400
info@paa.com.al

LRA mbështesim studentët!! Qeverisja e paaftë ka rritur kostot dhe ka dëmtuar cilësinë e arsimimit të studentëve.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit në mënyrë spontane vendosi që fillimi i vitit akademik 2020-2021 të jetë online për një periudhë të papërcaktuar. Shumë studentë kanë paguar konviktin, shtëpitë me qera dhe shpenzime të tjera për mësimin në klasa.

LRA mbështet protestat e studentëve kundër këtij modeli qeverisës spontan dhe të dështuar. Qeveria duhet të reagojë për kërkesat e ligjshme të studentëve që në thelb përfshijnë: (i) Mësim të alternuar mes atij online dhe në auditore. Seminaret duhet të jenë në auditore; (ii) Rimbursim i pagesës së konvikteve; (iii) Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët dhe (iv) Rritje të investimeve për platformat shkencore të mësimeve online dhe (v) Lehtësim të kostove financiare për pajisjen e të gjithë studentëve me pajisjet teknologjike që lehtësojnë mësimin online.

LRA mbështet plotësisht kërkesat e studentëve, pasi kriza ekonomike që po kalon vendi është e rëndë për studentët dhe familjet e tyre. Menaxhimi i keq i kësaj qeverie edhe në arsim do të prodhojë të paditur, të paaftë dhe më shumë papunësi dhe varfëri.

Në këtë PAA, LRA dhe mbështetësit tanë jemi me studentët. Le të ngrihemi të gjithë dhe të gjejmë zgjidhjet më të mira për mirë-arsimimin e shqiptarëve nga sistemi parashkollor deri tek ai pasuniversitar. Popujt dhe vendet përparojnë dhe prosperojnë duke u mirë-arsimuar.