044533400
info@paa.com.al

PAA: Shqiptarët dhe ekonomia kërkojnë ndihmë. Rama qeveri ofron batuta dhe pa-përgjegjshmëri.

Vala e dytë e pandemisë ka kohë që po kërcënon. Ndryshe nga vala e parë ajo nuk erdhi papritur. Rama me arrogancë ka deklaruar se qeveria e tij nuk do të ofronte paketë të tretë apo të katërt.

Krejt ndryshe po bën ҫdo lider i përgjegjshëm kudo në Europë dhe në botë. Kjo arrogancë do të thotë braktisje e shqiptarëve në mëshirë të varfërisë, në rritje të papunësisë, të falimentimeve në rritje. Ky qëndrim i papërgjegjshëm i Ramës dhe qeverisë së tij të dështuar konkretizohet në faktin e deklaruar nga FMN se Shqipëria në fazën e parë ka ofruar ndihmën më të ulët buxhetore anti-krizë krahasuar edhe me ҫdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor.

Sapo vala e dytë u bë kërcënuese, të gjitha qeveritë prezantuan masat e ashpra mjekësore parandaluese dhe masat ekonomike e financiare mbështetëse për të prekurit nga një reduktim deri në mbyllje të aktivitetit ekonomik.

Gjermania do të kompesojë 75% të xhiros së bizneseve të vogla, sepse do që njerëzit të punojnë dhe të mos shtohet papunësia.

Qeveria greke sapo qartësoi një paketë mbështetëse me 9 masa konkrete nga shtyrja e pagimit të detyrimeve fiskale dhe të kredive deri edhe tek masa mbështetëse për gjithë të prekurit nga kriza.

Shumë vende të prekura nga mbyllja e linjave ajrore dhe dëmtimi nga turistët e huaj po nxisin me masa konkrete turizmin e brendshëm.

Qeveria Rama injoron papunësinë, injoron varfërinë, injoron falimentimet e bizneseve dhe është e angazhuar plotësisht thjesht për oligarkinë dhe ppp-të korruptive ku po harxhon qindra milion euro.

Asnjë qindarkë nuk vonoi Ramaqeveri ti paguajë oligarkëve, ndërsa të papunët, të varfërit dhe bizneset i ka lënë në mëshirë të fatit të hidhur që ju rëndon përditë.

Asnjë justifikim nuk ka kjo sjellje e Rilindasve thjesht tejngopje nga pushteti absolut, abuziv dhe i babëzitur.

PAA kërkon që opozita e bashkuar të parashtrojë një plan konkret për luftën kundër pandemisë dhe pro ekonomisë duke qartësuar politikat dhe masat konkrete mbështetëse për të papunët, për të varfërit, për pensionistët dhe për bizneset.

Shqiptarët meritojnë mbështetje dhe shpresë.

Shpresa duhet të vijë nga një model qeverisës me zemër dhe jo me arrogancë. Të qeverisjes me dashuri dhe solidaritet njerëzor dhe jo me arrogancë dhe babëzi.