044533400
info@paa.com.al

Kryetari Duka – Zëvendësoni sa më parë gjeneralin Lleshaj me një personalitet të mbrojtjes së të drejtave të njeriut

Protestat paqësore janë mjet i jashtëzakonshëm në demokraci dhe sidomos kundër të korruptuarve dhe neodiktatorëve.

Rasti fatkeq i Rashës nuk është i vetmi.

Policia ka në përbërje të saj jo pak individë të ushqyer me arrogancë dhe urrejtje ndaj qytetarëve dhe opozitës.

Këta qeveritarë që ankohen për protestat paqësore kur ishin në opozitë ishin jashtëzakonisht agresivë për çdo incident.

Ndërsa analistët e parapaguar dhe jo pak media të favorizuara që mallkojnë protestat dhe opozitën, tregojnë se sa shumë janë kalbëzuar disa Rilindas të babëzitur që i keqpërdorin.

Në demokracitë funksionale mungesa e reagimit popullor është problem, jo protesta kur vritet një i ri i pafajshëm.

Në SHBA është e ndaluar me ligj që një ushtarak të bëhet sekretar/ministër mbrojtje pa kaluar 7 vite, në Shqipëri ne e bëjmë gjeneralin ministër rendi.

Duhet sa më parë mundësisht dje që ministria e rendit në Shqipëri të drejtohet nga një personalitet civil. Kjo afron me standartet demokratike dhe ul tensionet përpara zgjedhjeve.