044533400
info@paa.com.al

Kryetari Duka: Fermerët kërcënohen nga përmbytja. Duhen masa urgjente!

Kryetari i PAA Duka bën apel për marrjen e masave të menjëhershme për shmangien e përmbytjeve nga reshjet e mëdha që parashikohen në vend.

Tashmë zonat më të rrezikuara nga përmbytjet janë të përcaktuara, ndaj duhet parandaluar risku i përmbytjeve në këto zona, nga të cilat mund të përmendim: Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, etj.

Kërkohet që tani:

  1. Verifikimi i kanaleve kulluese duke filluar nga zonat me risk të lartë.
  2. Verifikimi i stacioneve të pompave për shkarkimin e ujërave të përmbytjeve.
  3. Verifikimi i sistemit të furnizimit me energji të stacioneve të pompimit.
  4. Plan efektiv për evadimin e njerëzve por edhe bagëtive në zonat me risk të lartë.

PAA i kërkon qeverisë të bëjë maksimumin për të minimizuar humbjet nga përmbytjet.