044533400
info@paa.com.al

Kryetari Duka apel të rinjve: Mos braktisni Shqipërinë! Rrëzoni neodiktaturat!!

Kryetari Duka – edhe pas 30 vite dita e rinisë na tregon dështimet tona.

Tre janë dështimet më të mëdha të tranzicionit: 1. Mungesa e democracisë funksionale, 2. Mungesa e shtetit ligjor dhe 3. Mungesa e alternativave për të rinjtë që i detyron të braktisin vendin.

Keq-qeverisja e Rilindasve po e bën Shqipërinë një vend me më pak të rinj.

Shqipëria është sot një vend ku të rinjtë gjejnë më pak shpresa dhe më shumë keq-qeverisje, varfëri dhe alternativa mbijetese apo suksesi.

Shqiptarët kanë më pak shpresë. Më pak fëmijë të lindur dhe më pak të rinj.

Thirrja nga zemra: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” duhet të buçasë më fort, duhet të krijojë shpresë reale për të rinjtë dhe duhet ti kujtojë fundin e hidhur politik çdo lideri arrogant dhe të babëzitur.

Kombi shqiptar duhet ta mbështesë zhvillimin e tij tek aspiratat progresiste të rinjve shqiptarë jo tek lejfenistet e Rilindasve arrogantë dhe të babëzitur.