044533400
info@paa.com.al

Kryetari Duka: Shpërblimi për vitin e ri për pensionistët detyrim moral dhe ligjor

Kryetari i PAA z. Duka apelon për mbështetje ekonomike të pensionistëve. Dhembshuria dhe mbështetja për pensionistët krijon një shoqëri solidare. Pozitiviteti i solidaritetit social lehtëson plagët dhe rrit shpresën dhe optimizmin për të ardhmen.

Arsyet kryesore janë:

  1. Pensionistët janë pjesa më e varfër e shoqërisë.
  2. Pandemia i ka varfëruar më shumë.
  3. Një pjesë e pensionistëve po ndajnë pensionin e tyre me fëmijët e papunë.
  4. Mbështetja nga fëmijët në emigrim është zvogëluar ndjeshëm.

Qeveria duhet të rrisë mbështetjen për të varfërit pa rritur borxhin por duke ulur korrupsionin galopant të saj për të cilin flasin të gjithë institucionet ndërkombëtare.

Babëzia e Ramaqeveri po varfëron përditë dhe më shumë të gjithë shqiptarët.