PAA: Duka nga Korca deklaron: “Pa bujqësi moderne nuk ka Shqipëri moderne. Ne nuk do ju braktisim”.
Në takimin me strukturat elektorale të PAA për qarkun e Korҫës, Kryetari i PAA z. Duka theksoi se: “Standardet e zgjedhjeve 2021 do të përcaktojnë fatin e Shqipërisë, drejt demokracisë perëndimore, perëndimit apo drejt një autokracie. Ne duhet të punojmë fort për të arritur të përfaqësohemi politikisht në parlament me disa deputetë”.
Kryetari i PAA z. Duka theksoi 5 prioritetet e programit qeverisës pas zgjedhjeve 2021, përkatësisht:
- Dyfishim të buxhetit të bujqësisë.
- Heqje reale e akcizës për bujqësinë.
- Rritje nga 20% në 80% të fermerëve që do të përfitojnë nga fondet e BE.
- Një fond sigurimi për fatkeqësitë natyrore në bujqësi.
- Ekonomia e gjelbërt – e ardhmja e shëndetshme e Shqipërisë.
PAA është dera mikpritëse për të rinjtë, për aktivistët dhe mbështetësit e ndryshimit. Ne do të mbështesim banorët e zonave rurale dhe urbane. Kjo duhet të jetë dekada në të cilën do t’i japim fund tranzicionit dhe të implementojmë një model të zhvillimit të qëndrueshëm, ekonomik dhe politik.