044533400
info@paa.com.al

Takim me strukturat elektorale të qarkut të Elbasanit

PAA: Fermerët ndihen të braktisur. Qeveria i mashtron përherë në prag të zgjedhjeve

Takim me strukturat elektorale të qarkut të Elbasanit

Në takimin me strukturat elektorale të PAA për qarkun e Elbasan Kryetari i PAA z. Duka theksoi mbështetjen reale të fermerëve të lënë në mëshirë të fatit dhe mbrojtjen e mjedisit si një nga plagët e vjetra të qytetit të Elbasanit. Strukturat e PAA në këtë qark janë mobilizuar fuqishëm dhe zëri i të gjelbërve të PAA në qarkun e Elbasanit do të ngrihet në parlamentin e ardhshëm.

Kryetari i PAA z. Duka theksoi 5 prioritetet e programit qeverisës pas zgjedhjeve 2021, përkatësisht:

  1. PAA do të synojë dyfishimin e buxhetit për bujqësinë, për zonat rurale, krijimin e një banke zhvillimi, rritjen e mbështetjes financiare me kosto të ulët për mikro-kredinë dhe mikro-financën.
  2. PAA do të kërkojë dhe do të ndjekë implementimin real të heqjes së akcizës për bujqësinë.
  3. PAA do të synojë rritjen nga 20% në 80% të fermerëve që do të përfitojnë nga fondet e BE.
  4. PAA do të synojë krijimin e një skeme sigurimi mbrojtëse për fermerët për fatkeqësitë natyrore në bujqësi.
  5. PAA ka si objektiv të saj edhe rritjen e peshës dhe kontributit të ekonomisë së gjelbërt në Shqipëri për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë shqiptarët.

Objektivat politikë të PAA për zgjedhjet parlamentare 2021 janë të qarta po ashtu edhe mbështetja publike. Anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët e PAA duhet të punojnë 24 orë dhe shtatë ditë të javës.