044533400
info@paa.com.al

Takim me strukturat e PAA tё qarkut Durrёs

Partia Agrare Ambientaliste (PAA) zhvilloi ditёn e djeshme një takim me strukturat e qarkut Durrës, duke ndezur kështu motorët e përgatitjes për garën elektorale, nё tё cilin kryetari i PAA z. Duka theksoi se PAA ka objektiv qё tё marrё mё shumё se njё mandat nё qarkun e Durrësit nё zgjedhjet e 2021!

Anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët e PAA duhet të punojnë fort ҫdo ditë të javës për të krijuar koalicionin e madh – koalicionin e vlerave humane.

Në takimin me strukturat elektorale të PAA për qarkun e Durrësit, Kryetari i PAA z. Duka theksoi se: “Standardet e zgjedhjeve 2021 do të përcaktojnë fatin e Shqipërisë, drejt demokracisë perëndimore”.

Misioni politik i PAA është të përdorë votën mbështetëse për reforma që lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e fermerëve, që ju sigurojnë atyre mundësi reale të rritjes së të ardhurave që të ndalet braktisja e vendin. Nuk mund të ketë Shqipëri europiane pa standarde europiane të gjysmës së Shqipërisë që punojnë dhe jetojnë ne zonat rurale.

PAA mirëpret çdo votues i cili e dëshiron dhe përkushtohet për ndryshimin e madh, jo thjesht për rotacionin politik por edhe për ndryshimin e madh politik ku nuk konkurohet për tepsitë dhe kazanët por për Shqipërinë dhe Shqiptarët.