044533400
info@paa.com.al

Takim me strukturat elektorale të qarkut të Tiranës dhe Lidhjen Rinore Ambientaliste (LRA).

Votoni për Shqipërinë dhe jo për babëzinë. Votoni Pro zhvillimit jo pro oligarkëve.

Në takimin me strukturat elektorale të PAA për qarkun e Tiranës dhe LRA, Kryetari i PAA z. Duka theksoi se: “Standardet e zgjedhjeve 2021 do të përcaktojnë fatin e Shqipërisë, drejt demokracisë perëndimore, perëndimit apo drejt një autokracie. Shqiptarët të votojnë me zemër për Shqipërinë dhe jo me besnikëri fanatike për partinë”. Kryetari Duka qartësoi se:

 

  1. PAA ka vetëm një mision politik, të përdorë votën mbështetëse për reforma që lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e fermerëve, që ju sigurojnë atyre mundësi reale të rritjes së të ardhurave që të ndalet braktisja e vendin. Nuk mund të ketë Shqipëri europiane pa standarde europiane të gjysmës së Shqipërisë që punojnë dhe jetojnë ne zonat rurale.
  2. PAA do të konkurojë me një program të qartë qeverisës dhe jo thjesht me një program elektoral.
  3. PAA do të jetë mbështetëse e fortë e vlerave dhe standarteve europiane për ndarjen, balancën dhe kontrollin e pushteteve, për funksionimin e shtetit ligjor, për kufizimin e korrupsionit dhe kapjes së shtetit.
  4. PAA do të synojë rritjen dyfish të buxhetit për zonat rurale, krijimin e një banke zhvillimi, krijimin e një skeme sigurimi mbrojtëse për fermerët nga fatkeqësitë natyrore, rritjen e mbështetjes financiare me kosto të ulët për mikro-kredinë dhe mikro-financën.
  5. PAA mirëpret çdo votues i cili e dëshiron dhe përkushtohet për ndryshimin e madh, jo thjesht për rotacionin politik por edhe për ndryshimin e madh politik ku nuk konkurohet për tepsitë dhe kazanët por për Shqipërinë dhe Shqiptarët.
  6. Objektivat politikë të PAA për zgjedhjet parlamentare 2021 janë të qarta po ashtu edhe mbështetja publike. Anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët e PAA duhet të punojnë 24 orë dhe shtatë ditë të javës për të krijuar koalicionin e madh, koalicionin e vlerave humane kundër anti-vlerave.
  7. Të bashkohemi për ti dhënë fund kapjes së shtetit dhe vendin e tij në shërbim të pak oligarkëve që rriten jo se janë më të suksesshëm por sepse janë aksionarë në keq-qeverisjen e vendit me paratë e hedhura në tepsitë dhe kazanët e korrupsionit ku disa politikanë janë pasuruar nga kapja e shtetit nga oligarkët.

 

PAA apelon që mazhoranca të presë rekomandimet nga komisioni i Venecias dhe ti respektojë ato. Kërkesa e komisionerit për zgjerimin shpreh vullnetin pozitiv të BE për Shqipërinë. Injorimi i kësaj kërkese dëmton hapjen e negociatave.