044533400
info@paa.com.al

Të rinjtë e PAA protestë në vendgrumbullimin e mbetjeve në Durrës: Është ‘bombë ekologjike’

Sot, në “Ditën Botërore të Mjedisit”, të rinjtë e Partisë Agrare Ambientaliste, LRA, zhvilluan një tubim simbolik pranë vendgrumbullimit të mbetjeve urbane në zonën Spitallë – Porto Romano, Durrës.

Ndotja që shkakton ky vendgrumbullim përbën rrezik jo vetëm për ata që jetojnë pranë, për studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu”, i cili ndodhet pak metra larg kësaj bombe ekologjike, por për të gjithë qytetarët e Durrësit.

Këtu plehrat nuk trajtohen dhe nuk asgjësohen, lihen në mëshirë të fatit; punën e Bashkisë e bëjnë derrat, të cilët ushqehen në këtë fushë toksike.

Kjo situatë nuk po gjen zgjidhje prej vitesh, prandaj sot, të rinjtë e PAA-së kërkojnë jo vetëm të informojnë opinionin publik rreth kësaj emergjence, por edhe të nxisin veprimin e institucioneve përkatëse.

Leave a Reply

Koha për zgjidhjeKoha për zgjidhje

Të dashur anëtar të Partise Agrare Ambientaliste! Shumë të nderuar përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri! Të nderuar përfaqësues të spektrit politik shqiptar! I nderuar Senator Giuseppe Esposito!