1 Qershori, PAA nismë për gjelbërimin e shkollave në rang vendi

155

Me rastin e 1 Qershorit, Festës së Fëmijëve, Partia Agrare Ambientaliste, organizoi një aktivitet në shkollën “Ibrahim Dalliu” në Tiranë. Gjatë këtij aktiviteti nënkryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Arben Tafaj, tha se qeveria duhet të kthejë sytë e të gjitha institucioneve arsimore drejt kategorive të veçanta të fëmijëve për t’u dhënë mbështetje për realizimin e ëndrrave të tyre. Ndërsa kryetarja e Forumit të Gruas në PAA, znj. Aelita Mani përveçse dëshirës për të krijuar mjedise të gjelbëruara për fëmijët, shprehu edhe iniciativën për të kultivuar tek fëmijët dëshirën për mbrojtjen e mjedisit.

foto4Ky aktivitet është fillimi i projekteve inovatore, ku do të preken pjesa më e madhe e shkollave në të gjithë Shqipërinë ku çdo shkollë ka të drejtë të ketë një mjedis më të gjelbëruar dhe të jenë të kultivuara lule dekorative dhe bimë autoktone.

Në fund të këtij aktiviteti nxënëses më të mirë në pikturë iu dhurua një komplet materialesh pune për realizimin e pikturave të saj. Ndërsa një tjetër nxënësi të dalluar në sporte iu dhurua topi origjinal i Kombëtares Shqiptare, një dhuratë kjo e mundësuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.